Fjalë Kyçe

Djali rrah nënën e tij në Gjakovë

Mbrëmë rreth orës 19:00 është raportuar për një rast dhune në familje.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur në komunën e Gjakovës ku një grua dyshohet të jetë sulmuar fizikisht nga djali i saj.

Viktima ka pranuar trajtimin mjekësor ndërsa i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes. Policia njofton se në këtë rast ishin të përfshira edhe dy të dyshuara ku njëra së bashku me fëmijën është strehuar ndërsa e dyshuara tjetër është liruar me procedurë të rregullt.