Fjalë Kyçe

Protestojnë nxënësit e gjimnazit “Ahmet Gashi” në Prishtinë, kundërshtojnë mbylljen e shkollës

Protestojnë nxënësit e gjimnazit “Ahmet Gashi” në Prishtinë, kundërshtojnë mbylljen e shkollës

Nxënësit e Gjimnazit të Shkencave Shoqërore “Ahmet Gashi” më Prishtinë, kanë filluar protestën e tyre në shenjë pakënaqësie për vendimin e drejtorisë së arsimit, që ky gjimnaz të mbyllet.

Nxënësit janë mbledhur para dyerve të gjimnazit duke kundërshtuar rrënimin e këtij objekti.

“Ne kemi nevojë për më shumë dije e arsim, jo për rrënim! Këshilli jonë thërret që të bashkohemi kundër interesave personale të individëve të caktuar që kanë qëllim vetëm të mirën personale/private dhe jo atë të përgjithshme/publike. Këshilli jonë kërkon garanci që shkolla jonë të rindërtohet, jo të shuhet”, është thënë në një njoftim të bërë dje nga Këshilli i nxënësve të këtij gjimnazi.

Drejtoria ka marrë vendim që nxënësit e klasës së 10-të të kësaj shkolle do të vendosën në objektin e Shkollës Fillore “Emin Duraku”, kurse klasat e 11-ta dhe të 12-ta do të vendosën në Gjimnazin “Sami Frashëri”.

Mësimi në këtë shkollë është ndërpre, pasi është vlerësuar se objekti i kësaj shkolle se nuk i plotëson kushtet dhe standardet e kërkuara për vijimin e mësimit.