Edhe lideri i VV-së Albin Kurti në intervistë për Argument Plus ka deklaruar se me 14 dhjetor Kuvendi i Republikë së Kosovës duhet t’i votoj ligjet për ushtrinë.
Ndërsa reagimin e sekretarit të përgjithshëm NATO-s, Stoltenberg ai nuk e konsideron befasi duke theksuar se Stoltenberg mund të na bëjë më të kujdesshëm por nuk na ndal nga formimi i ushtrisë.
Duke folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Kurti tha se ai i nevojitet shumë më tepër Serbisë se Kosovës, mirëpo sipas tij në Kosovës politikanëve po iu ngutet më shumë se atyre në Serbi. Sipas Kurtit për këto arsye po ndodhin edhe dështimet e Kosovës si Interpoli, e pastaj edhe kërcënimi i kryeministres serbe Ana Brnabiq, shkruan rtv21.tv.
Kurti shton se politikanët të cilët bashkëbisedojnë me Serbinë, po krijojnë një iluzion se Serbia e sotme është krejtësisht ndryshe nga ajo e Sllobodan Millosheviqit, e kjo nuk është e vërtetë. Kurti përfundon duke deklaruar se Serbisë i nevojitet dialogu me Kosovën pasi sa më shpejt dëshiron që të integrohet në Evropë.