Në moshën 73-vjeçare ka ndërruar jetë poeti dhe publicisti, Abdyl Kadolli.
Ai u lind më 10 nëntor 1946 në Bukosh të Therandës.
Kadolli kishte mbaruar studimet themelore dhe ato pasuniversitare për letërsi në Prishtinë. Ka shkruar poezi, humor dhe shkrime publicistike që nga koha kur kishte punuar në gazetën “Rilindja”.
Ai kishte botuar vëllimin poetik “Këmisha e zjarrit” (“Rilindja”, Prishtinë, 1998) dhe veprën publicistike “Ora kombëtare” (“Ars”, Prishtinë, 2001). Nga viti 1993-1998 ka qenë sekretar i Forumit të Intelektualëve Shqiptarë të Kosovës. Për shkak të aktivitetit në këtë forum ai ua kidnapua dhe u torturua rëndë nga policia e fshehtë serbe.
Viteve të fundit ka qenë i angazhuar në Lidhjen e Shkrimtarëve të Kosovës (LSHK) si anëtar kryesie dhe kryeredaktor i revistës letrare “Metafora”. Në kuadër të aktiviteteve në LSHK ka qenë edhe koordinator i festivalit poetik ndërkombëtar “Drini poetik”. Varrimi i të ndjerit bëhet të mërkurën (18.04.2019) në ora 15:00, në varrezat e Prishtinës në lagjen Arbëria.