Fotografia e babait dhe vajzës duke luajtur para Katedrales Notre-Dame disa minuta para se të shpërthenin flakët u bë virale, ku të gjithë nisën kërkimet për të dy.
Brooke Windsor, një turiste 23-vjeçare që bëri fotografinë tha se burri e kontaktoi nëpërmjet Twitterit duke e falënderuar për foton e bukur.
Burri i tha se ‘të gjente një vend të veçantë për të’, por i kërkoi Brooke ta mbante anonim, një dëshirë që ajo e respektoi. Nëpërmjet një postimi në Twitter, fotografja shkroi:
“Kërkimi përfundoi. Fotografia ka arritur tek babai dhe familja. Ai ka zgjedhur që të mbetet anonim për shkak të tragjedisë dhe më shkroi: ‘Faleminderit sërish për fotografinë e bukur, ne do gjejmë një vend special për të.’ Falënderoj çdo person që ka shpërndarë fotografinë dhe për fjalët e mira.”
Në foto duket burri dhe një vajzë që po lozin të lumtur jashtë katedrales historike në Paris.
Brenda një kohe të shkurtër postimi i Brooke ku i kërkonte babanë me vajzën u bë 105 mijë herë share nga njerëz në të gjithë botën.