Fahri Osmani, kandidat për kryetar të PDK’së në Podujevë ka folur për Gazetën Express pas humbjes së zgjedhjeve. Naim Fetahu u zgjodh kryetar i PDK’së në Llap.
“Delegatët e Konventës Zgjedhore kanë vendosur që t’i japin besimin për mandatin katër vjeçar z. Naim Fetahu. E kam uruar për postin. Nuk e kuptoj assesi si fragmentim të strukturës qytetare dhe partiake”, theksoi ai për Gazetën Express.