Britania e Madhe është zgjedhur si vendi kryesor për investime në biznes përkundër paqartësisë sa i përket BREXIT-it, shkruan Express UK.
Britania e ka larguar nga pozita e parë SHBA-në për herë të parë pas pesë viteve. Edhe pse vendi ka votuar që të largohet nga Bashkimi Evropian me referendum në qershor të vitit 2016, ajo përsëri ka mbetur si një mjedis i hapur për investitorë të jashtëm.
Shifrat janë marrë nga firma globale për konsultime financiare EY.
Disa nga arsyet që Britania ka arritur të mbetet në konkurrencë ekonomike përkundër BREXIT-it është mbajtja e funtës në nivele të larta, gjuha angleze që përdoret në gjithë botën, një fuqi punëtore e shkathët dhe një bazë shumë e fuqishme e teknologjisë.
Ka pasur një numër të madh të investimeve në Britani të Madhe gjatë vitit të kaluar që kanë ndihmuar ekonominë.
Këto investime përfshijnë blerjen e Sky nga Comcast për rreth 30 miliardë funte dhe blerjen e Costa Coffe nga Coca Cola për rreth 4 miliardë funte.
Në nëntor të vitit 2016 Britania kishte rënë në vendin e shtatë për shkak të paqartësisë për të ardhmen e vendit. Britania ishte pritur të dilte nga BE-ja më 29 mars, por kjo u shty deri në datën 31 tetor.