Fjalë Kyçe

Aksident “te Santea”, lëndohet një grua

Aksident “te Santea”, lëndohet një grua

Një aksident ka ndodhur në lagjen Dardania në Prishtinë, më saktësisht në pjesën që njihet si Santea.
Së paku një grua është lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në orët e mbrëmjes në kryeqytet.
Në fotografitë që janë dërguar në adresë të Gazetës Express, shihet se ambulanca ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka marrë të lënduarën nga aksidenti.

Sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes, gruaja nuk duket se ka pësuar lëndime të rënda.

Nuk dihet nëse ka të tjerë të lënduar.