Fjalë Kyçe

Grabitja në Rinas, mësohet kush i tradhtoi autorët

Grabitja në Rinas, mësohet kush i tradhtoi autorët

Gjurma e gishtit që ka sjellë identifikimin e Alkond Bengasit është fiksuar nga ekspertët e policisë, pikërisht në pasqyrën e brendshme, e cila është e montuar në mekanizmin e pritësit të diellit.

Është pajisja mekanike që ndodhet pikërisht e montuar në pjesën e sipërme të kabinës, dhe që ndryshe njihet si perde mekanike. Pikërisht në këtë perde është e instaluar dhe një pasqyrë e vogël, e cila qëndron në një pozicion të fshehur, por prania e saj vërehet vetëm pasi hapet me dorë në mënyrë mekanike, perdja e diellit.

Grabitësit janë tradhtuar pikërisht nga kjo gjurmë gishti, e parë me sy të lirë nga ekspertët e laboratorit të policisë Shkencore, të cilët pasi e kanë çmontuar dhe kanë filluar të kryejnë krahasimin e gjurmës së gishtit me gjurmët e tjera që kanë të arkivuara në sistem.

Automjetit me targë AA 248 KE, ndër të tjera ka rezultuar se në perden e diellit të anës së djathtë është konstatuar me sy të lirë një gjurmë daktilospkopike, shkruan “Gazeta Sot”.

Nëpërmjet aktit të ekspertimit të kryer dy ditë pas grabitjes, në 11 prill 2019 ka rezultuar se: “…në objektin e ekspertimit, fiksuar si provë materiale gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, u përftua një gjurmë papilare e vlefshme për identifikim e cila u shënua me gërmën “A”.

Gjurma ndodhet në sipërfaqen e pasqyrës së mekanizmit që shërben si perde dielli. Ajo nuk mund të caktohet se nga cili gisht është formuar dhe është e vlefshme për krahasim në rreth të kufizuar personash. Ndërkohë që kjo gjurmë papilare i është nënshtruar dhe një ekspertimi të dytë, dhe më konkretisht në datën 19 prill 2019 ekspertët kanë dalë në përfundimin se: ”…gjurma papilare e pasqyruar në fotografinë me mbishkrimin e gërmës “A”, objekt ekspertimi e fiksuar në vendin e ngjarjes vjedhje me armë, datë 9 prill 2019 në Rinas është formuar nga gishti i mesit, i dorës së majtë të shtetasit Alkond Ferdinand Bengasi (Qevani).

Nisur nga këto kushte prokuroria ka urdhëruar arrestimin e Bengasit e bashkë me të edhe të Saimir Çela, e Roland Sula.

Nga transkriptimi i përgjimeve ambientale mbajtur në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, përgjithësisht rezulton se personat nën hetim janë munduar që të tregohen të kujdesshëm në komunikimet e tyre. Por megjithatë, është një bisedë, të cilën prokuroria e evidenton përfshirjen e tyre në këtë super grabitje.