Fjalë Kyçe

Gjuha shqipe dhe futbolli përplasin Vuçiqin me gazetarët nga Kosova

Gjuha shqipe dhe futbolli përplasin Vuçiqin me gazetarët nga Kosova

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka pasur një debat interesant me gazetarët nga Kosova të cilët po ndjekin punimet e samitit të Berlinit.

Gjatë konferencës për media pas takimit që pati me shefen e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini ishte Vuçiq i pari i cili ia bëri një pyetje të pavend gazetarit të Klan Kosovës, Kushtrim Sadiku .
“Ti po fotografon nga telefoni” ishte pyetja që ai i bëri Sadikut, ku më pas vazhdoi me fjalët sesi të gjithë gazetarët e Kosovës flasin serbisht e ai është i vetmi që nuk ka mësuar shqip.
Këtu ka qenë e menjëhershme përgjigja e gazetarit Sadiku se edhe vet Vuçiq mund ta mësojë shqipen.
Debat mes tij dhe gazetarëve nga Kosova u bë edhe për futboll kur shefi i shtetit serb theksoi se do të rregullojë stadiumin e Beogradit që të luhet Liga e Kampionëve atje.

Porse gazetari, Fidan Rama nga TV Dukagjini i ia ktheu me fjalët se edhe në Prishtinë luhet Liga e Kampionëve por Vuçiq iu përgjigje se de do ta ndërtojë një stadium në Graçanicë.

“Graçanica është qytet i Kosovës”, i tha më tej gazetari Fidan Rama.

Këtë muhabet, kryetari i Serbisë ai e përmbylli me fjalët se “më mirë është që të binden që të hiqet taksa” dhe siç tha ai “ta kuptoni se çka është e mirë edhe për ju edhe për të tjerët”, transmeton Klan Kosova.