Mijëra francezë kanë dalë sot në rrugët e Parisit me rastin e 1 Majit për të protestuar, por gjatë protestës ata janë përleshur me Policinë.
Mediat e Francës bëjnë të ditur se janë arrestuar 165 persona. Policia ka hedhur gaz lotsjellës drejt protestuesve.
Përleshjet me Policinë kanë filluar menjëherë posa ka filluar protesta në orën 14 e 30.
Në mesin e demonstruesve gjenden edhe grupe të veshur me rroba të zeza të cilët mbajnë pankarta kundër Policisë.
Shumë protestues kanë jelekë të verdhë dhe flamuj sindikalë.
Tubuesit shprehën pakënaqësinë e tyre me impaktin e politikave të tij ekonomike mbi shtresën e varfër të vendit.
“Do të vazhdojmë t`i bëjmë thirrje kësaj qeverie që të na garantojnë një rrogë dhe një jetesë të arsyeshme, jo vetëm ne mësuesve, por të gjithë punëtorëve të këtij vendi, në mënyrë që të arrijmë t`i mbijetojmë inflacionit në rritje”, tha Alex Legaspi, protestues.
Të organizuar nga grupet sindikaliste dhe aktivistë, njerëzit mbushën sheshin qendror të Seulit me thirrjet për përmirësimin e kushteve të punës. Në do të vazhdojmë të luftojmë për të drejtat tona të punës derisa t`i arrijmë ato, tha për Al Jazeerën njëri prej pjesëmarrësve në tubim.
Presidenti liberal Mun Xhae Inka ka propozuar një axhendë miqësore për punëtorët, e cila redukton orët e gjatë të punës dhe zgjidh problemet e pabarazisë së pagave, por shumë prej zotimeve të tij nuk janë vënë ende në jetë.
Në Turqi, protestat në sheshin Taksim të Stambollit morën kthesë të dhunshme e gati 20 vetë përfunduan në prangat e policisë.