Fjalë Kyçe

Kelmendi: Amerika një shembull për vlerat që duhet ndjekur

Kelmendi: Amerika një shembull për vlerat që duhet ndjekur

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Migjen Kelmendi ka përkujtuar viktimat nga sulmet terroriste të 11 shtatorit në SHBA.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se sulmi nuk ishte vetëm ndaj SHBA-ve, por ndaj krejt botës demokratike, shkruan lajmi.net.

Kelmendi ka përkujtuar edhe atentatin dhe vrasjen e ish-ministres së Jashtme suedeze, Ann Lindh më 11 shtator të vitit 2003, nga ekstreminsti serb, Mijailo Mijailoviq.

Postimi i plotë:

Sot mbushen 18 vjet nga kryemja e sulmeve terroriste të vitit 2001 në Shtetet e Bashkueme të Amerikës. Ky nuk ishte vetëm nji sulm ndaj aleatit tonë ma të fuqishëm e ma të afërt, por ndaj tanë botës së qytetnueme demokratike. Kosova sot qëndron e angazhueme me krenari në koalicionin global kundër terrorizmit të drejtuem nga SHBA.

Mirëpo, duhet kujtue se 11 Shtatori nuk asht vetëm dita e dhimbshme e sulmeve terroriste të vitit 2001, por edhe i aktit terrorist të vitit 2003 ndaj ministrës së jashtme suedeze Ann Lindh. Ajo vdiq me 11 Shtator 2003, e sulmueme nga nji ekstremist serb, Mijailo Mijailović, për shkak të përkrahjes së hapun që ajo i kishte dhanë NATO’s gjatë luftës në Kosovë.

Prandaj ne nuk duhet ta marrim lirinë dhe pamvarësinë që gëzojmë sot si të mirëqenë, por duhet të jemi thellësisht mirënjohës ndaj ndihmës së jashtëzakonshme që perëndimi na ka dhanë. Dhe mënyra ma e mirë me anë të së cilës mund ta shprehim mirënjohjen asht angazhimi ynë për me promovue edhe ma shumë vlera si liberalizmi, pluralizmi, dialogu ndër-etnik dhe bashkëjetesa ndër-fetare, të cilat janë kura ma e mirë parandaluese ndaj radikalizmit e urrejtjes.