Numri i viktimave vazhdon të rritet në të dyja anët, derisa po vijon tensionimi i situatës mes izrealitëve dhe palestinezëve, shkruan Fox News.
Militantët palestinezë në Rripin e Gazës kanë lëshuar më shumë se 600 raketa në jugun e Izrealit në 24 orët e fundit, duke vrarë katër izrealitë dhe duke plagosur shumë të tjerë.
Izreali kishte lëshuar shumë sulme ndaj caqeve të militantëve në Gaza. Më shume se 12 palestinezë, duke përfshirë një grua shtatëzënë dhe mbesën e saj 14 vjeçare janë vrarë.
Sipas raportimeve 4 izrealitë dhe 16 palestinezë kanë mbetur të vdekur prej përshkallëzimit të situatës ditën e premte.
Një burrë 58 vjeçarë, Moshe Agadi izraelit, mbeti i vdekur nga sulmet me raketa. Ky njëherësh është viktima e parë që nga viti 2014 prej sulmeve të Hamasit.
Deri në pasdite, ushtria izraelitë e tha që militantët kanë lëshuar më shumë se 600 raketa në Izreal, ndërsa forcat izraelite kanë lëshuar më shumë se 260 raketa përmbi Rripin e Gazës.
Zyrtarë palestinezë kanë identifikuar një nga militanët e vrarë si komandantin e Hamasit Hamed al-Khoudary.
Ndërkohë në Izreal sirenat që alarmojnë për sulmet me raketa janë ndëgjuar përgjatë gjithë kufirit, ndërsa shkollat janë mbyllur dhe rrugët janë ndaluar për qarkullim.
Shumë izraelit kanë zënë vend nëpër strehimore.
Izraeli dhe Hamasi janë armiqtë të përbetuar që kanë luftuar tre lufta që nga viti 2007 kur Hamas erdhi në pushtet në Gaza. Gjithashtu ka pasur shumë konflikte të vogla, e fundit ndodhi në mars të këtij viti.