Pesëdhjetepesë vetë u vranë në kryeqytetin e Nigerit, Niamej, pas shpërthimit të një cisterne të përmbysur.
Turmat e njerëzve ishin mbledhur për të marrë karburantet që derdheshin, thanë autoritetet dhe dëshmitarët.
Shpërthimi, i cili ndodhi pranë aeroportit ndërkombëtar të Niamejit, po ashtu u vuri flakën disa shtëpive pranë.
Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme të Nigerit tha se 55 njerëz u vranë dhe 36 u plagosën.
Cisterna ishte përmbysur në hekurudhat e trenit.
Nigeri, vend i varfër i Afrikës Perëndimore, po përpiqet të luftojë kontrabandën me karburante nga Nigeria fqinje, e cila është prodhuese e madhe e naftës.