Ka filluar implementimi i marrveshjeve të kompanisë Shell nëpër komunat e Republikës së Kosovës, shkruan GazetaAlo
Këtë lajm e ka bërë të ditur drejtori i Shitjes së Kompanisë Shell Kosova, ku dhe kanë nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet Komunave dhe kompanisë në fjalë.
Kjo kompani ofron zbritje të çmimit të derivateve të naftës, për të gjithë bujqit dhe fermerët e komunave të Kosovës, për aktivitetet e tyre bujqësore.
Zyrtarët e kompanisë Shell kanë thënë se të gjithë fermerët që ndodhen në regjistrat zyrtar të Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, do të përfitojnë çmim për 5 cent më lirë për litër, sesa çmimi i tregut.
Te gjithë Bujqit dhe Fermerët mund të furnizohen në mbi 60 pika të Shell-it në tërë Kosovën. /GazetaAlo/