Fjalë Kyçe

Orr tregon arsyen se pse e anuloi vizitën paraprake në Kosovë

Orr tregon arsyen se pse e anuloi vizitën paraprake në Kosovë

Gjenerali i Gardës Kombëtare të Iowas, Timothy Orr ka thënë se nuk është arsyeja e taksës 100% ndaj produkteve serbe, për të cilën kishte anuluar vizitën paraprake në Kosovë.

Timothy Orr, ka pohuar se arsyeja e anulimit të vizitës së tij të mëparshme qëndron në atë se ishte i përqendruar në fazën e tij të pensionimit duke pranuar se nuk i takon të ndërhyjë në çështjet politike mes Kosovës e Serbisë, njofton Klan Kosova.

”Nuk është e vërtetë se anulova vizitën për shkak të taksës. Unë isha përqendruar në periudhën time të pensionimit. Nuk doja të bëja vajtje ardhje të shpeshta”.

”Nuk është e vërtetë, unë jam ushtarak dhe si i tillë jam i përqendruar ta bëjë atë që duhet të bëjë”.
”Mundohem të mos jem në rrugën e atyre që bëjnë politikë”.

”Në këtë kohë ne kemi pasur edhe disa fatkeqësi natyrore dhe na u dasht të ndryshojmë planet. Është mirë që së paku kam qenë pjesë e lajmeve”.

”Kemi çdo javë shkëmbime me FSK-në ose në gardën e Iowas, dhe jam krenar që jam dëshmitar i këtij raporti të mirë mes Iowas dhe Kosovës”.

”Sot të gjithë ushtarët e Iowas edhe udhëheqësit, edhe guvernatori ynë, afaristë të ndryshëm këtu, fakti që njerëzit besojnë e bëjnë këtë raport edhe më të veçantë”.