Fjalë Kyçe

Kandidati për deputet Ferat Shala takon minatorët

Kandidati për deputet Ferat Shala takon minatorët

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së ka takuar punëtorët e Trepçës për t’u njohur nga afër me hallet e tyre.

“Kënaqësi t’i takosh kolegët e vjetër, inxhinierë e minatorë duarartë të “Trepçës”! Pakkush si minatorët e “Trepçës” ia di vlerën tokës sonë. Askush si minatorët e “Trepçës” nuk i njohu vuajtjet e popullit tonë. Pakkush sa minatorët e “Trepçës” e patën ideal Kosovën shtet të lirë dhe të pavarur përkrah vendeve të zhvilluara të Evropës.”, ka thënë Shala

Sipas tij Stantërgu i minatorëve, ashtu sikur në vitin 1989, njëjtë edhe më 2019, reflekton plot dritë e shpresë për vendin tonë.