Me këtë rast, zv/kryeministri Limaj tha se ndërtimi i kësaj Zone Ekonomike do të ndikojë në hapjen e
vendeve të reja të punës dhe në zhvillimin ekonomik të kësaj ane. “Së bashku me ministrin Shala erdhëm t’i vizitojmë punimet në këtë impiant ekonomik, që është një zonë ekonomike e që besoj se me
përfundimin e saj do jetë një puls i mirë i këtij rajoni. Kjo do të shtojë edhe buxhetin e Komunës Vitisë
si dhe do shtojë numrin e punësimeve, që do t’i japë një shtytje zhvillimit ekonomik të zonës së Vitisë
dhe të Gjilanit”, potencoi zv/kryeministri Limaj.
Ndërsa, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala theksoi se investimi në këtë zonë kap vlerën e 1.8 milionë eurove. “Sot bashkë me zv/kryeministrin Limaj ishim për t’i parë punimet që janë duke u
zhvilluar në zonën e punimeve në Viti, investim ky prej 1.8 milionë eurosh, që ka për qëllim krijimin e
parakushteve për të bërit biznes në këto zona”, theksoi ministri Shala.