Uashingtoni njoftoi sot sanksione financiare kundër tre entiteteve koreano-veriore, të akuzuara për sulme kibernetike që kanë prekur infrastrukturat kryesore si spitalet britanike në 2017 apo Bankën Qendrore të Bangladeshit në 2016.
“Këto sanksione kanë prekur tre grupe të piratimit informatik, të kontrolluara nga qeveria e Koresë së Veriut dhe të njohura në botën e industrisë së sigurisë informatike”, theksoi Thesari amerikan në një komunikatë.
Bëhet fjalë për “Lazarus Group”, “Bluenoroff” dhe “Andariel”, implikuar sipas Uashingtonit, në futjen e viruseve apo shpërdorimin e fondeve.
“Thesari reagoi kundër grupeve të piratimit informatik koreano-verior, që kanë kryer sulme për të mbështetur programet e armatimit dhe raketave të paligjshme”, konfirmoi nënsekretari i Thesarit, i ngarkuar me luftën kundër financimit të terrorizmit, Sigal Mandelker.