Një 12-vjeçar po akuzohet se ka ngacmuar seksualisht mësuesen e tij. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në Skoci.
Është mësuesja ajo që ka denoncuar rastin, derisa policia ka shoqëruar 12-vjeçarin, transmeton lajmi.net.
Sipas medieve angleze, hetimet vazhdojnë, megjithëse policia nuk ka dhënë detaje në lidhje me identitetin apo rrethanat e ngjarjes.
“Një djalë 12-vjeçar është akuzuar në lidhje me një sulm të dyshimtë seksual të ndodhur në një shkollë në Glasgow”, thuhet në deklaratën e policisë.
‘BBC’ mëson se adoleshenti është raportuar në polici më 29 gusht të këtij viti.