A mund të imagjinoni ta zbuloni se sekreti i jetëgjatësisë gjendet në një gotë birrë? Ja që ju tregon amerikania, Mildred Bowers, që e pi një gotë birrë në ditë me lejen e mjekut, transmeton Gazeta Metro.
Epo, të paktën kështu ka funksionuar për Mildred Bowers. Kjo grua i ka mbijetuar depresionit të madh ekonomik të të njëzetave të shekullit të kaluar, dy luftërave botërore e i ka varrosur dy bashkëshortë.
Disa javë para se t’i mbushte 103 vjet, Mildred kishte qenë në një restorant vendas ku ishte intervistuar nga “WCSC Live 5 News”. Në intervistën me të ishte pyetur për sekretin e saj për një jetë të gjatë.
Megjithëse kishte thënë se gjenet kanë ndihmuar që ajo të jetojë gjatë, ajo po ashtu kishte pohuar se ka edhe një sekret tjetër: birra!
Çdo ditë, në orën katër, ajo e konsumon një birrë – e këtë e bën me leje të mjekut.
Ajo ka shëndet të mirë dhe pohon se e ka mendjen e mprehtë – diçka që nuk e kanë një pjesë e madhe e moshatarëve të saj. Ndër tjera, ajo ka lëkurë të bukur dhe të butë.
Mildred ka lindur në një familje me tetë motra, ndërkaq është e vetmja që nuk ka pasur fëmijë. Ajo ka jetuar përgjatë periudhës së Depresionit të Madh dhe i kanë vdekur dy burra.