Fjalë Kyçe

Haradinaj thotë se nuk ia lë në dorë dialogun presidentit Thaçi

Haradinaj thotë se nuk ia lë në dorë dialogun presidentit Thaçi

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, është i bindur se dialogun Kosovë-Serbi, nuk ia ka lënë në duar presidentit Hashim Thaçi, ashtu siç është kritikuar.

Madje Haradinaj, në debatin “Fol Hapur”, ka thënë se ka arritur ta ndal dialogun me dyer të mbyllura e agjenda të fshehta të Thaçit, në tavolinë të kancelares gjermane, Angela Merkel e presidentit francez, Emmanuel Macron, raporton KTV.

Duke folur për liberalizimin e vizave, Haradinaj këtë herë ka thënë se ekziston mundësia që Këshilli i Ministrave ta fusë në rend dite në fillim të nëntorit.

Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, është lavdëruar për punën që ka bërë derisa ka kritikuar kundërkandidatët e tjerë.

Dialogu Kosovë-Serbi ka kohë që është pezulluar për shkak të kundërshtimit të palës serbe për të marrë pjesë në bisedime, pas vendimit të kryeministrit Ramush Haradinaj, për vendosjen e taksës 100% ndaj produkteve serbe.