Manjati Barron Hilton është shuar në moshën 91-vjeçare. Pronari i hoteleve të famshme ‘Hilton’ dhe filantropi i njohur vdiq më 19 shtator në shtëpinë e tij në Los Angeles. Sipas Fondacionit Conrad N. Hilton, ai ndërroi jetë për shkaqe natyrale.
Djali i tij, Steven M. Hilton, kryetar i bordit në fondacionin Hilton tha se familja po vajton për humbjen e një njeriu të shquar.
“Im atë ishte një bashkëshort i mrekullueshëm për nënën tonë, Marilyn, një model për 8 fëmijët e tij, një mik besnik dhe bujar, biznesmen vizionar e sportist i apasionuar. Ai jetoi një jetë me aventura të mëdha dhe arritje të jashtëzakonshme”, tha ai.
Ndërkohë mbesa e tij, Paris Hilton u shpreh: “Jam e pikëlluar nga humbja e gjyshit. Ishte një legjendë, vizionar, i shkëlqyer, i pashëm dhe i sjellshëm.”