Fjalë Kyçe

Gruaja sa herë qan i rrjedhin ‘lot kristali’

Gruaja sa herë qan i rrjedhin ‘lot kristali’

Mjekët po hetojnë rastin e çuditshëm të një gruaje që rrjedhë ‘lot kristali’ sa herë që qan.

Satenik Kazaryan, 22 vjeçe, nga fshati Spandaryan në Armeni, qan çdo ditë deri në 50 lot kristali – dhe ajo thotë se gjendja e saj është agoni dhe ia ka bërë jetën e saj “ferr”, transmeton lajmi.net.

“Shkova te okulisti, i cili më pas nxorri kristale nga sytë e mi. Që prej atëherë, çdo ditë e imja është kthyer në ferr”.

E afërmja e saj Svetlana Avagyan tha se “kur hoqën kristalin e parë, menduan që qelqi në sy iu kishte futur gjatë punës në fermën tonë”.

Specialistët kanë dërguar kristalet për analiza, por deri më tani nuk ka ndonjë diagnozë të caktuar ndaj saj.