Një tërmet prej 6.0 shkallësh të Richterit goditi brigjet perëndimore të Porto Rikos, bëri të ditur Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara.
Për viktima ose dëme të mëdha materiale nuk u raportua.
Tërmeti goditi rreth 62 kilometra në veriperëndim të qytetit San Antonio, mbrëmjen e kaluar, në orën 11:23, sipas kohës lokale.
Në San Antonio ndodhet aeroporti Rafael Hernandez – një lidhje kryesore ajrore për në territorin e Shteteve të Bashkuara.
Në vitin 2010, shteti pranë i Haitit është goditur nga një tërmet shkatërrues prej 7.0 shkallësh të Richterit, i cili ka lënë mbi 250,000 njerëz të vdekur dhe ka dëmtuar rëndë infrastrukturën e vendit.