Fjalë Kyçe

I ngatërrojnë qesen e gjakut, vdes pacientja

I ngatërrojnë qesen e gjakut, vdes pacientja

Qesja e gjakut që ishte destinuar për një tjetër pacient me të njëjtin mbiemër, i ka sjellë vdekjen 84 vjeçares Angela Crippa, transmeton Gazeta Metro.

Ngjarja e tmerrshme ndodhi në spitalin ‘Vimercate’ në Monza, Itali.

E moshuara mbeti viktimë e transfuzionit të gabuar të gjakut pas operacionit në femur.

Pacienti tjetër me të cilin i ngatërruan qesen, u operua për të njëjtën arsye.

Ndërkohë që procedurat për identifikimin e autorit të ngjarjes vazhdojnë, autoritetet gjyqësore kanë urdhëruar një autopsi të trupit të Crippa’s.