Pas fundjavës së kaluar në Itali së bashku me bashkëshortin e saj Jared Kushner, Ivanka Trump është shfaqur në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, duke marrë të gjithë vëmendjen me paraqitjen e saj.
“Vajza e parë” kishte veshur një fund me lule 3D nga Prada, i cili kap një vlerë 2.130 dollarë. Ndërsa në pjesën e sipërme kishte veshur një këmishë, e cila i tregonte më shumë se sa duhet.
Paraqitja e saj është komentuar shumë në rrjetet sociale si tepër provokuese në një ngjarje kaq serioze.
Në fundjavë vajza e Presidentit Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner morën pjesë në dasmën e Misha Nonoo dhe manjatit të naftës Mikey Hess.