Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në hyrje të stacionit Tiburtina në Romë.
Një emigrant ka plagosur me thikë një punonjës të policisë private Italpol e pasi i ka rrëmbyer pistoletën është vetëvrarë.
Emigranti rreth 20 vjeç ende nuk është identifikuar nga autoritetet italiane e janë të panjohura motivet e këtij gjesti ekstrem.
Punonjësi i Policisë 55 vjeçari Massimo Petrini po kurohet në spitalin Umberto 1 në Romë. Ai ka marrë dy plagë në fyt dhe gjendja e tij shëndetësore është e rëndë por jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur dhe forcat speciale e po kryejnë hetimet e rastit mbi dyshimet e lidhjes së motivit të kësaj ngjarje.
Autoritetet kanë sekuestruar të gjitha telekamerat e sigurisë në hyrje e brenda stacionit të metrosë.