Fjalë Kyçe

Dy gratë lidhin dhe dhunojnë 19-vjeçarin

Dy gratë lidhin dhe dhunojnë 19-vjeçarin

Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Rusi, ku një 19-vjeçar ka përjetuar tmerrin më të madh të jetës së tij. I riu, i cili punonte në një servis celularësh, u akuzua nga një klientja e tij se i kishte krisur ekranin e Iphone-t gjatë riparimit.

Pas kësaj ai mori telefonin në shtëpinë e tij për ta riparuar dhe shkoi për t’ia kthyer 32-vjeçares në banesën e saj. Ky është dhe momenti kur fillon makthi për të riun, pasi brenda në shtëpinë e gruas ndodhej edhe një 22-vjeçare tjetër.

Ato i kërkuan 3,000 rubla (47 dollarë) 19-vjeçarit, por ai mohoi që ta ketë dëmtuar telefonin. Më pas ato e sulmuan fizikisht të riun, e lidhën dhe e dhunuan seksualisht duke përdorur edhe “lodra seksi”.

I gjithë akti u filmua me të njëjtin Iphone. Dy të rejat e kërcënuan se nëse nuk do të jepte paratë, videoja do të publikohej në internet. I ndodhur në të tilla kushte, i riu iu premtoi se do t’u jepte paratë sapo të shkonte tek banesa e tij për t’i marrë.

Sapo shpëtoi nga “tortura”, i riu lajmëroi autoritetet policore, të cilat bënë të mundur arrestimin e dy grave të reja, pasi gjetën provat e sulmit në telefon. Nëse shpallen fajtore nga gjykata, ato do të përballen me një dënim me 10 vjet burg.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Bugulma, në rajonin e Tatarstanit.