Vret të birin me ujë të nxehtë Një baba në Arizona është akuzuar për vrasjen e djalit të tij 6-vjeçar në përpjekje për t’i bërë ritualin e ekzorcizmit. Pablo Martinez, i cili jeton në Tucson, pranoi para hetuesve se i hodhi ujë të nxehtë në fyt nga rubineti i banjës, para se ta mbante nën ujë për 5 deri në 10 minuta. 31-vjeçari tha se djali kishte një reagim të anormal gjatë larjes.
Sipas tij, uji i nxehtë po e dëbonte djallin nga ai, dhe vazhdoi të mbante kokën e djalit nën rubinet për pesë deri në 10 minuta. Bashkëshortja e tij Romelia Martinez dhe nëna adoptuese e fëmijës i tha të ndalonte kur dëgjoi zhurmat nga banjo. Më pas Martinez i bërtiti Romelias duke i thënë që duhej ta ndërprente atë veprim por ai nuk e dëgjoi. Gruaja telefonoi policinë ndërsa bashkëshorti po i bënte frymëmarrje artificiale dhe i hidhte ujë të ftohtë fëmijës, por ishte shumë vonë
Djali u gjet i zhveshur në një jastëk dhe nuk merrte frymë kur autoritetet mbërritën. 6-vjeçari u dërgua në spital me 15% djegie në trup kryesisht në kokë, bërryla dhe parakrah. Djali i vogël ishte një nxënës në një shkollë fillore dhe ishte fëmijë me nevoja të veçanta