Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, njëherë kandidat për deputet nga NISMA, Endrit Shala, ka dhënë një lajm të rëndësishëm për Kosovën.
Ai ka njoftuar në Facebook se Banka Botërore e ka vlerësuar Kosovën në top vendet më reformatore në botë në fushën e të bërit biznes.
Postimi i plotë i Shalës:
Kosova ndër top 20 vendet më reformatore në botë.
Të dashur qytetarë, më lejoni të ndaj me ju një lajm që më bën krenar mua si ministër i MTI-së dhe të gjithë juve si qytetarë të Kosovës.
Banka Botërore ka ranguar Kosovën në top 20 vendet reformatore në botë në fushën e të bërit biznes, në raportin për vitin 2020.
Jam i lumtur që puna jonë afro dy vjeçare është vlerësuar, duke shënuar progres të jashtëzakonshëm në klimën e të bërit biznes.
Në këto dy vjet, me punën tonë, është arritur që të krijohen kushte të favorshme për të zhvilluar biznes, mbështetje e subvencione për prodhues dhe përkrahje për tregtarë e biznese.
Zotimi im për të ndikuar në zhvillimin pozitiv ekonomik në vend, tashmë është vlerësuar edhe nga BB-ja.
Ne do vazhdojmë të jemi në krah të bizneseve tregtarëve dhe prodhuesve tanë.