Fjalë Kyçe

Gjendet një trup i pajetë në Vjosë, policia kërkon ndihmë për ta identifikuar

Gjendet një trup i pajetë në Vjosë, policia kërkon ndihmë për ta identifikuar

Policia e Fierit nëpërmjet një njoftimi për mediet, ka bërë me dije se në lumin Vjosë, në afërsi të fshatit Hambar është gjetur i mbytur dhe i dekompozuar një turp i një burri.

Policia ka dhënë detaje në lidhje me veshjen që ai ka pasur si dhe shenjat që ai ka në trup për të bërë të mundur identifikimin e tij.

Nga këqyrja paraprake nuk dallohen shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Në momentin që është konstatuar, viktima ka pasur veshur një bluzë të bardhë,  çizme të gjata, xhinse vishnje dhe ka një tatuazh ne krahë në formë “thike”.

Personat e interesuar të paraqiten në morgun e spitalit Fier. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për identifikimin e personit të mbytur  dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.