Uganda ka njoftuar se do të rikthejë ligjin që dënon me vdekje homoseksualët.
Ligji i quajtur “Kill the Gays” u anulua para pesë vitesh për shkak të një teknikaliteti, por qeveria ka në plan ta rikthejë brenda pak javëve.
“Homoseksualiteti s’u vjen natyrshëm banorëve të Ugandës, por ka pasur rekrutime masive të homoseksualëve nëpër shkolla, sidomos mes të rinjve. Atje kanë reklamuar në mënyrë të rreme që njerëzit lindin ashtu”, tha Ministri i Etikës dhe Integritetit, Simon Lokodo.
“Ligji ynë është i kufizuar. Kriminalizon vetëm aktin. Duam ta bëjmë të qartë që do të kriminalizohen dhe ata që e reklamojnë aktin. Ata që e kryejnë aktin do të marrin dënim me vdekje”, tha ministri.