Një shofer është gjobitur pasi piu ujë në një shishe plastike, ndërsa drejtonte automjetin gjatë një prej ditëve më të nxehta të vitit.
Brock Harris, nga Beaudesert të Australisë, u ndal kur po afrohej te shtëpia e tij pasi punoi 12 orë në nxehtësi 39 gradë Celcius.
Policia i tha Harris se nuk po e voziste me kujdes dhe po përdorte shishe të plastikës, andaj për këtë vendosi ta dënonte 150 euro.
“Nëse është kundër ligjit, atëherë unë do të paguaj gjobën, por nuk është e këndshme që të gjobitësh dikë në një ditë me 39 gradë, të cilit i nevojitet uji”, i tha ai për ABC.
Harris protestoi pasi u ndal, por oficeri i policisë i tha që ai duhej të bënte punën e tij.