Fjalë Kyçe

Rrahu gruan dhe djalin, arrestohet pejani

Rrahu gruan dhe djalin, arrestohet pejani

Është arrestuar një person në Pejë, pasi që i njëjti dyshohet se ka rrahur gruan dhe djalin e tij.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme në Pejë ka arrestuar një person të dyshuar për shkak se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe djalin e tij.

Si pasojë e sulmit viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

Me aktvendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor dhe i njëjti dërgohet në mbajtje.