Kryeministrit polak, Mateusz Morawieck krenohet se ishte ai që i bindi liderët e Bashkimit Europian me supën polake për të arritur marrëveshjen për Brexit midis Mbretërisë së Bashkuar dhe BE’së, shkruan Gazeta Metro.
Morawieck tha se u desh të shtohej një supë e shijshme tradicionale polake me lakër, që quhet kapusniak, në menynë zyrtare të samitit të BE’së në Bruksel që politikanët të arrinin marrëveshjen për Brexit.
”Mjaftoi që u shtua një supë me lakër (kapusniak) në menynë zyrtare të samitit të BE’së në Bruksel dhe politikanë të arrinin menjëherë një marrëveshje për Brexit. Kjo nuk mund të jetë një rastësi. VO: Punë e paqme shef!”, ka shkruar kryeministri polak, Mateusz Morawieck në Facebook, ku shkrimit Morawieck i ka bashkangjitur fotografinë e menysë të mbrëmshme, ku përfshihej role’ me kungull, biftek viçi në salcë bathësh, fasule dhe një lloj musakaje me patate, strudel me fiq si edhe kafe.
Boris Johnson dhe Jean-Claude Juncker e cilësuan këtë si një rezultat ‘’të drejtë’’, dhe presidenti I komisionit të BE tha se nuk ishte nevoja që të zgjaste afati për Brexit. ‘’ Ne kemi një marrëveshje, pse ta zgjasim atë’’- tha ai.
Kjo ishte një nxitje për kryeministrin britanik, pasi ai ende përballet me një betejë për të pranuar marrëveshjen përmes Parlamentit të shtunën, me DUP-Unionin e Partisë Demokratike, që e kundërshton atë.
Johnson u bëri thirrje deputetëve që të bashkohet dhe të vendosin për këtë marrëveshje të shkëlqyeshme,sipas tij.
Ai tha: ‘’ Tani është momenti që ne të bëjmë Brexit dhe pastaj së bashku të punojmë për ndërtimin e partneritetit tonë të ardhshëm, I cili mendoj se mund të jetë tepër pozitiv si për ne ashtu edhe për BE.’’
Kujtojmë që Angela Merkel ka mbajtur qëndrim me tone më të zbutura lidhur me vendimin e Anglisë për t’u shkëputur nga blloku, ndryshe nga Parisi dhe vende të tjera anëtare.
Megjithatë, disa terma janë ende të paqartës, siç është rasti i marrëdhënieve mes Irlandës dhe Anglisë. Boris Johnson është shprehur se ‘nuk do të ketë kontrolle në kufi për shtetasit irlandez’, ndërsa ka shtuar se do të respektohen të gjitha ‘të drejtat e shtetasve të BE’së që jetojnë në Angli”.