Fjalë Kyçe

Sot zgjedhjet federale në Zvicër

Sot zgjedhjet federale në Zvicër

Zviceranët sot zgjedhin parlamentin e tyre të ri. Numri i kandidatëve sërish ka pasur rritje. Në veçanti kjo rritje është e theksuar te gratë.

Po ashtu listat që kanë prezantuar partitë për këto zgjedhje janë më të shumta se kurdoherë më parë.

Kancelaria Federale po i mbështet kantonet në realizimin e zgjedhjeve,, thuhet në një komunikatë të kësaj kancelarie.

Ajo me informatat për zgjedhjet ndihmon votuesit që t`i plotësojnë dokumentet e votimit ashtu si duhet dhe në përputhje me vullnetin e tyre. Për herë të parë ajo këtë e bën edhe në “gjuhën e lehtë”, siç quhet një sistem i të shkruarit me fjalor të kufizuar, të kuptueshëm për njerëzit që kanë vështirësi në të kuptuar, shkruan albinfo.ch

4652 veta kanë paraqitur kandidaturën e tyre për Parlamentin Nacional. Ky është një rekord i ri dhe paraqet një rritje prej më shumë se 20% në krahasim me zgjedhjet e fundit, të mbajtura në vitin 2015. Rritja e ndjeshme është bërë sidomos falë numrit të madh të grave kandidate. Në pothuajse të gjithë kantonet dukshëm më shumë është rritur numri i grave kandidate se sa ai i kandidatëve në përgjithësi. Përjashtim këtu bëjnë vetëm kantonet: Schëyz, Schaffhausen, St. Gallen, Graubünden, Aargau dhe Jura.

Autoritetet federale, me një ofertë të gjerë informative mbështesin qytetarët që të votojnë si duhet.

Atje në zgjedhjet federale do të konkurrojnë edhe 6 bashkatdhetarë në kantone të ndryshme.