Një 15-vjeçar ka gjendur vdekjen pasi ra nga dritarja e dhomës së tij, nga kati i shtatë i një blloku apartamentesh, në Cordobas, Spanjë.
Max McMullen, gjeti vdekjen në qytetin e Cordobas. Adoleshenti luante për skuadrën e ragbit “Walcut Rugby club”, dhe mendohet se ka rënë nga dritarja e shtëpisë së tij.
Autoritetet lokale thonë se po e trajtojnë si një incident që përfundoi tragjikisht dhe jo si një çështje kriminale.
Lajmet lokale shkruajnë se djaloshi ka tentuar të rregullojë dritaren pasi drita që deportonte në të nuk po e linte të flinte i qetë, por gjithçka përfundoi në tragjedi.