Një 28 vjeçar ishte dënuar me 10 vjet burg, pas një shkrimi tallës me librin e shenjtë të besimtarëve muslimanë, Kuranin.
Një gjykatë në Arabinë Saudite ka dënuar një persona me 2 mijë të rëna dhe 10 vite burg pasi ka tallur Kuranin dhe ka mohuar ekzistencën e Zotit në Twitter.
Ndaj 28 vjeçarit, policia vendase ka zbuluar rreth 600 tweet’e ku shfaqte ateizmin e tij.
Në Arabinë Saudite, ateizmi është përcaktuar dy vite më parë si ‘terrorizëm’. Megjithatë, në Islam ateizmi është i ndaluar të demonstrohet publikisht.
I dënuari tha se mesazhet e tij në rrjetet sociale pasqyrojnë bindjet e tij dhe tha se kishte të drejtën për t’i shprehur ato.
Policia gjeti Tweet-et e tij ku tallte vargjet e Kuranit, duke i akuzuar të gjithë profetët si gënjeshtarë, duke thënë gjithashtu se mësimi fetar ushqen armiqësi. Ai u gjobit edhe me një shumë prej 4 000 euro.