Fjalë Kyçe

Tre meshkuj ngacmojnë seksualisht një të mitur në Ferizaj

Tre meshkuj ngacmojnë seksualisht një të mitur në Ferizaj

Janë arrestuar tre persona meshkuj në Ferizaj, pasi që dyshohet se të njëjtit kanë kryer sulm seksual ndaj viktimës së mitur femër.

Sipas Raportit të Policisë së Kosovës, ditën e martë në Ferizaj janë arrestuar tre persona, ku dyshohet se kanë sulmuar seksualisht një femër të moshës së mitur.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Raporti i plotë i Policisë së Kosovës:

Ferizaj 22.10.2019 – 18:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës se mitur femër K/Shqiptare. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.