Liderët e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për zgjatjen e vendimit për Brex-it, deri më 31 janar 2020.
Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk, tha se BE do të lejojë një mundësi që do të thotë që Mbretëria e Bashkuar mund të largohej para afatit nëse një marrëveshje do të aprovohej nga Parlamenti.
Ky veprim vjen pasi deputetët po përgatiten të votojnë propozimet e Boris Johnson për zgjedhje të parakohshme të përgjithshme në 12 dhjetor.
Britania kishte marrë vendim për t’u larguar nga BE të enjten, por zoti Johnson u detyroi të kërkojë një zgjatje nga blloku pasi Parlamenti dështoi të pajtohej një marrëveshje Brexit.
Johnson kishte thënë vazhdimisht se Mbretëria e Bashkuar do të dilte në afatin e 31 tetorit.