Sulmuesit për të cilët besohet se ishin ekstremistë islamikë kanë vrarë të paktën 19 njerëz gjatë fundjavës në Burkino Fason veriore, raportojnë media lokale.
Radio Omega raportoi sot se njerëz të armatosur kishin sulmuar fshatin Pobe Mengao në rajonin Sahel dhe kishin vrarë të paktën 16 njerëz. Sulmuesit vodhën motorë dhe automjete të tjera dhe dogjën dyqane.
Agjencia e lajmeve e Burkino Faso-s raportoi se tre persona, përfshirë një mësues, u vranë në Rounga në provincën Lorum të premten dhe të shtunën. Ekstremistët e Al-Kaedës dhe Shtetit Islamik janë zhvendosur nga Mali në Burkino Faso në muajt e fundit, duke çuar në shpërnguljen e qindra-mijëra njerëzve, transmeton KosovaPress.