Në rrjetet sociale janë shfaqur pamje të reja nga vendi ku ishte fshehur lideri i organizatës terroriste e ashtuquajtur “Shteti Islamik”, Abu Bakr al-Baghdadi, që u vra gjatë një operacioni ushtarak të forcave amerikane në veriperëndim të Sirisë.
Në video shihen rrënojat e bunkerit, brenda të cilit fshihej para se ta hidhte veten në erë së bashku me dy fëmijët që i kishte marrë peng.Aty gjithashtu shihen rrobat, dyshekët ku e kalonin natën dhe gjësende tjera, transmeton Telegrafi.
Kujtojmë që presidenti amerikan Donald Trump, ka njoftuar dje se Baghdadi kishte aktivizuar jelekun e mbushur me lëndë shpërthyese, duke hedhur veten në erë.
E si pasojë i shpërthimit të fuqishëm bunkeri brenda të cilit fshihej është shembur i tëri, kurse në operacionin ushtarak të forcave amerikane ishin angazhuar njësitë elitare Delta Force dhe Rangers, që me vete kishin marrë edhe dron për ta vëzhguar situatën nga ajri dhe qentë e stërvitur për të nuhatur lëndët shpërthyese.
Operacion i ngjashëm ushtarak ishte planifikuar deri në detajin më të vogël për kapjen e një terroristi tjetër siç ishte lideri i Al Qaedës, Osama bin laden, i cili është përgjegjës për mijëra viktima të sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA.