Eshtrat ishin gjetur në çanta të lëna afër një liqeni në qytetin e Arkhangelskut.
Komiteti Investigativ Rus lëshoi një deklaratë për media rreth të dyshuarit bashkë me një video të arrestimit të tij.
I dyshuari raportohet se kishte dosje kriminale edhe më parë, por Komiteti në fjalë nuk bëri të ditur emrin e tij.
Këto vrasje ndodhën në vitet 2016-2017, por komiteti thotë se kjo i mori kohë të gjatë për t’i identifikuar viktimat. Dy prej tyre nuk kishin të afërm që mund të njiheshin, me të tretin që raportohet se ishte shpërngulur nga një qytet në tjetrin në kërkim të punës.