Turqia ka reaguar ashpër pas njohjes zyrtare nga Kongresi amerikan të “gjenocidit armen” të kryer para një shekulli nga Perandoria Osmane.
Vendi ynë aleat ka kërcënuar se një veprim i tillë i lëndon marrëdhëniet e dy shteteve “në një vakt skajshmërisht të brishtë” për sigurinë ndërkombëtare dhe rajonale.
405 kongresmenë votuan për dhe vetëm 11 kundër që masakra ndaj më shumë se 1 milionë armenëve gjatë viteve 1915-1916 të njihej si “gjenocid”.
Kjo deklaratë nuk ka bazë legale apo historike, deklaroi ministri i jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu.
“Ky hap nga Kongresi amerikan është i pavlerë dhe ne nuk e njohim” – ndërkohë deklaroi presidenti Rexhep Taip Erdoan.
Turqia e mohon se kishte fushatë sistematike për masakrimin e armenëve si grup etnik gjatë Luftës së Parë Botërore.