Gruaja më e vjetër në botë, me prejardhje nga Rusia, ka vdekur sot në moshën 123-vjeçare.
Tanzilya Bisembeyevas, e cila i ka jetuar të tri shekujt e fundit, i është dhënë lamtumira e fundit sot në varrezat e familjes, ka njoftuar raporti i gazetës së qeverisë ruse, ‘Rossiyskaya Gazeta’, transmeton lajmi.net.
“Ajo vdiq në paqe. E ndjera u varros në varrezat e familjes”, deklaroi Nurgali Baitemirov, zyrtar i lartë në regjionin Astrakhan, prej nga edhe vinte 123-vjeçarja.
Pretendimi se ishte gruaja më e vjetër në vendin e saj u përshëndet nga Libri Rus i Rekordeve dhe qeveria e vendit.
Vendasit thonë se ajo vizitoi për herë të parë mjekun pas moshës 100 vjeçare.
Familja e saj tha se sekreti i jetëgjatësisë së saj “të mos qëndruarit ulur” dhe “stili i shëndetshëm i jetesës”.
‘Ajo punonte gjatë gjithë kohës tokat”, tha një burim.
Njeriu më i vjetër i dokumentuar ndonjëherë është Jeanne Calment, nga Franca, e cila jetoi 122 vite dhe 164 ditë.