Sekretari i Thesarit amerikan Steven Mnuchin tha sot se administrata e presidentit Donald Trump ka një listë të gatshme të sanksioneve ndaj Turqisë, por tani për tani është i kënaqur me armëpushimin në Siri, për shkak të të cilit ka hequr sanksionet e mëparshme.
Në një intervistë në Arabinë Saudite, Mnuchin tha se një listë e objektivave shtesë ishte zhvilluar për zëvendës presidentin Mike Pence, i cili po negocionte me Ankaranë për të pushuar zjarrin, transmeton KosovaPress.
Ai shtoi se nëse bisedimet nuk do të ishin të suksesshme, do të vendosen sanksione financiare.
“Përgjigjja është se ne ende kemi atë listë. Nuk kam asnjë arsye të pres që do të duhet ta përdorim, sepse jemi të kënaqur me mënyrën se si funksionon marrëveshja,” tha Mnuchin.