Pesë milion maska janë shpërndarë në shkolla në kryeqytetin e Indisë, Delhi, për shkak të ndotjes së madhe të ajrit.
Zyrtarët u detyruan të shpallnin emergjencë shëndetësore publike, njofton Klan Kosova.
Një panel i mandatuar nga Gjykata Supreme vendosi disa kufizime në qytet dhe dy shtete fqinje, pasi cilësia e ajrit u përkeqësua në nivele “të rënda”.
Nivelet e rrezikshme të grimcave në ajër kanë shkuar në 20 e që është maksimumi i OBSH-së.
Shkollat e qytetit gjithashtu janë mbyllur të paktën deri të martën e ardhshme.
E gjithë ndërtimi është ndalur për një javë dhe fishekzjarrët janë ndaluar.
Nga e hëna, qyteti do të prezantojë një skemë të përkohshme në mënyrë që vetëm veturat me targa të veçanta apo ata me leje të caktuara mund të përdorin ato në ditët e ardhshme.
Shefi i Ministrit të Delhi Arvind Kejriëal tha se qyteti ishte shndërruar në një “dhomë gazi”.