Fjalë Kyçe

Vetaksident në Dollc të Klinës, një i lënduar

Vetaksident në Dollc të Klinës, një i lënduar

Një vetaksident ka ndodhur në Dollc të Klinës, ku për pasojë është lënduar një person.

Një person është lënduar si pasojë e një vetaksidenti sonte në rrugën Pejë-Prishtinë, kanë konfirmuar për KosovaPress zyrtarë të policisë.

Xhevat Ibraj, zëdhënës i Policisë rajonale të Pejës, ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur në ora 17.05 në fshatin Dollc të Komunës së Klinës.

Ai ka thënë se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin.

“Ngasësi i automjetit është lënduar si pasojë e vetaksidentit. Për momentin nuk dihet gjendja e tij shëndetësore”, tha Ibraj.

Sipas tij, tash për tash nuk dihet se si ka ardhur deri te vetaksidenti.