Venediku është goditur nga moti i ligë që po konsiderohet si më i tmerrshmi në histori të këtij vendi, duke bërë që bazilika historike e qytetit, sheshet dhe rrugët të përmbysen si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut.
Kryetari i qytetit Luigi Brugnaroka deklaruar se do të shpall gjendjen katastrofike, duke paralajmëruar se dëmet janë shumë të mëdha, transmeton Telegrafi.
“Situata është dramatike. Do të kërkojmë nga qeveria të na ndihmon. Çmimi do të jetë shumë i lartë. Kjo që po ndodh është si rezultat i ndryshimeve klimatike”, ka shkruar në Twitter, kryetari i Venedikut.
Niveli i ujit në sheshin Shën Marku ka kaluar mbi një metër. Bazilika e Shën Markut është përmbysur për të gjashtën herë në 1,200 vite të ekzistencës së saj, ku katër herë kanë ndodhur vetëm në 20 vitet e fundit, e më e tmerrshmja po konsiderohet ajo e tetorit të vitit të kaluar.
Deri më tani nuk është dhënë ndonjë shifër e saktë sa i përket dëmeve materiale, kurse është konfirmuar vdekja e dy personave. Në anën tjetër në videot amatore të publikuara në rrjetet sociale, shihet niveli i ujit duke rrjedhë si liqen nëpër rrugët e Venedikut si dhe dallgët e larta që godasin barkat e lidhur pranë pallatit Judo.
Zyrtarët lokalë kanë bërë të ditur se lartësia e dallgëve tashmë ka mbërritur në 187 centimetra, që i bie të jetë diçka më pak sesa ai që është shënuar në vitin 1966 që ishte 194 centimetra.